Njoftim 25.02.2023

Sot me datë 25.02.2023 një ekip i organizatës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore HUTA nga Tetova shkuan të shofin nga afër gjendjen faktike tek lokaliteti arkeologjik ku u gjet pllaka me mbishkrimin "Dardanus". Me të mbërritur në vend u ballafaquan me britma për tu larguar nga aty. Në momentin që fotografi ynë nxorri aparatin dhe filloj të fotografojë u shtuan edhe më shumë britmat e të gjithë të pranishmëve qe besoj ishin diku mbi 40 persona dhe disa nga ato u sulën drejt nesh me kërcënime dhe urdhëresa që të mos fotografojnë pasi do përballemi me sanksione.

Me kërkesën tonë erdhi përgjegjësi i gërmimeve arkeologjike Slavco Atanasovski i cili në bisedë jo formale deklaroj se sipas tij pllaka me mbishkrimin Dardanus është e sjellur nga diku tjetër dhe nuk është artefakt që i përket atij lokaliteti. Kur i njëjti u pyet nga ana jonë se nga ku e bazon këtë përfundim pasi pllaka u gjet vetëm para disa ditësh, ai u përgjigj duke thënë se pllaka është gjetur në pozicion horizontal e jo vertikal ashtu siç duhet të jetë, dhe se tek varri ku është gjetur pllaka janë gjetur edhe një grumbull i madh eshtrash nga më shumë persona. Kur u pyet sërish se çfarë ka të bëjë kjo pasi edhe sot e kësaj dite varrimet Katolike bëhen në mënyrë të tillë që në një varr të varrosen më shumë persona. Dhe se fakti që është gjetur në pozicion të tillë nuk dëshmon në asnjë mënyrë se është i sjellur nga diku tjetër, ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete por e përsëriti atë të parën, dhe shtoi se në këtë lokalitet ekzistojnë 3 shtresa me varreza nga periudha të ndryshme dhe se janë gjetur edhe themelet e një objekti.

Tani parashtrohet pyetja se si arkeologu në fjalë erdhi në përfundim se pllaka ka qenë në pozicion horizontal e jo vertikal e që kjo për atë dëshmon se është e sjellur prej diku tjetër? Kjo na bën të pyesim se si mund të ketë qenë në atë pozicion nëse ka qenë në shtresën e dytë, duke marrë parasysh se në varrezat katolike edhe sot e kësaj dite varrimet bëhen një mbi një, e jo veçmas varrezë për çdo të varrosur. A lakohet historia në vend qysh në fillim të hulumtimit? Përpos kësaj, Atanasovski tha se pasi të përfundojë procesi i gërmimeve arkeologjike atëherë vendi do ti jepet pronarit dhe gjetjet do të largohen prej aty dhe do transferohen diku tjetër.

Lind pyetja se nëse janë gjetur themelet e objektit pse ato duhen prishur e jo konservuar, pse gjithë ai mllef dhe kanosje ndaj ekipit tonë, pse duhet dislokuar një thesar i tillë nga vendi i tij, pse deklarohet se është sjellur nga diku tjetër pllaka kur vetë përgjegjësi ra në kundërshtim me veten e tij kur tha se ka 3 shtresa me varre nga periudha të ndryshme kohore? Sa i përket pllakës me mbishkrimin "Dardanus" deklaruan se është dërguar tek lokacioni arkeologjik "Skupi" dhe është ekspozuar, mirëpo sot i njëjti rezultoi i mbyllur dhe nuk mundëm ta shofim nga afër, por ajo që pamë ishin pllaka të tjera të hedhura njëra mbi tjetrën pa kurrfarë kujdesi ndaj tyre!

Ftojmë të gjithë qytetarët që të firmosin peticionin e krijuar nga ne dhe ta ngrenë zërin kundër këtij krimi ndaj trashegimise kulturore!