Arkitektura e banimit
Burimi: Material i shkëputur nga libri Luljeta Abazi "Thesari i Rexhep Pashës"
Arkitektura e banimit
yArkitektura e banimit përbëhet nga tipologji të ndryshme të banesave, mirëpo studime rreth banesës shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ka shumë, por ato mund t’i vendosim me një kategori me banesat popullore të Shiqërisë së Mesme.
Në banesën shqiptare të shek XVIII - XIX ndikimet dhe huazimet nga arkitektura e perandorisë Osmane nuk mungojnë dhe ato më së shumti mund t’i vërejmë në dekorin e shprehur në odën e mysafirëve. Por, në kompozimin e hapësirave të banimit vazhdon të përfaqësohet vlera autentike shqiptare.
Tipoligja e banesave përbëhet nga faktorë të ndryshëm: forma, materialet e zones, mjeshtërit e ndërtimit, kushtet klimate, statusi shoqëror dhe lloji i familjes.
Kryesisht për të gjitha llojet e banesave nga shek. XV - XIX materiale për ndërtim kanë qenë materiale lokale siç janë: guri, druri dhe dheu. Kurse si funksion nuk kishte vetëm strehimin e familjes por edhe strehimin e kafshëve, ruajtjen e produkteve bujqësore dhe ujit.
Përvec materialeve dhe funksionit, me rëndësi të përgjithëshme poashtu ishte edhe pamja e jashtme e banesës, porta e jashtme, oxhaqet dhe oda e mysafirëve, pasiqë këto elemente përfaqësonin fuqinë ekonomike të familjes.
Në Tetovë, sunduesit kanë disponuar hapësira më të mëdha dhe të gjelbërta. Jeta e tyre është zhvilluar brenda mureve të larta që shërbenin për të krijuar ambient të mbyllur dhe intim dhe të mbronin jetesën në rast rreziku. Përvec portave kryesore muret kishin edhe portat e vogla të cilat mundësonin lidhje me fqinjët. Mirëpo, nëse familja zotëronte hapësirë të bollshme me terren të rrafshët, atëherë banesa do të shtrihej në horizontalitet dhe nëse zotëronte terren të pjerrët, ndërtesa do të ngriheshte në lartësi. Prandaj disa shtëpi në mungesë të murit rrethues ngriheshin në lartësi për të krijuar edhe karakter fortifikues (tip kulla)
Banesat e shtrira në horizontalitet zakonisht ndërtoheshin në dy kate dhe dispononim më shumë hapësira të hapura. Kati përdhesë përbëhet nga pjesa e hapur në hyrje që quhet hajat dhe ka funksion ndërlidhës më hapësirat tjera kurse gjatë verës ka edhe funksion jetësor. Kurse në katin e parë në hapsirën ballore është hapësira e hapur që emërtohet divanhane (çardak).
Këto lloj ndërtesash orinetimin e fasadës ballore apo hajatin e kanë nga jugu, jugperëndimi ose juglindja.
Banesat e ngritura në lartësi apo kullat, ndërtoheshin në tre kate dhe posedojnë hapësira të hapura më të vogla ose nuk i kanë këto hapësira. Muret në katin përdhesë të kullave përbëhen nga guri dhe janë më të trasha, prandaj edhe hapjet për dritare janë më të pakta ose më të vogla në krahasim me katet më lartë ku ndërtimi i murit është me material të kombinuar dhe me më shumë hapje për dritare.
Konaku i Hysein Pashës, objekt reprezentativ i arkitekturës tradicionale qytetare që sot njihet si Konaku i Mehmet Begut respektivisht Konaku i familjes Palloshi
Shtëpia e Bejlerëve që ndryshe njihet edhe si Konaku i familjes Palloshi, është e vendosur pranë Lumit Shkumbin, ku së bashku me Xhaminë e Larme, Hamamin dhe Urën e Gurtë përfaqësojnë kompleksin historik të Tetovës.
Shtëpia e Bejlerëve është e fortifikuar dhe e rrethuar me mure guri që janë të larta deri më 5 m dhe mbështjellin hapësirë prej 5,260 m2. Këto mure kanë frengji pushke dhe katër kulla vrojtimi në cepat e tyre. Mirëpo, sot mund të shohim vetëm mbetjet e kullës në anën juglindore të oborrit, ku poashtu ka pasur hapje për frengji pushke dhe se mendohet të kishe pasur edhe hapje për gjuajte me top. Të dhëna të sakta rreth ndërtimit të kësaj shtëpie nuk ka, mirëpo supozohet që të ishte ndërtuar në fillim të shek. XIX nga gruaja e Veli Beut.
Hyrja në Shtëpinë e Bejlerëve bëhej përmes portës kryesore nga hekuri me dimenzione: 3.2 m gjerësi dhe 3 metra lartësi dhe në anën e pasme të portës eksiztojnë dy nike në të cilat kanë qëndruar rojet. Porta tjera janë portat anësore që janë me dimensone më te vogla dhe kanë shërbyer për akses më të shpejtë me fqinjët dhe dy porta të reja që i përshtaten mënyrës së re të jetesës në konak.
Shtëpia e Bejlerëve është shtëpi dy katëshe dhe e ndërtuar në terren të rrafshët. Materialet e përdorura për ndërtimin e shtëpisë janë: guri, druri, qerpiçi, tjegulla dhe gëlqerja. Muret e katit përdhesë janë të ndërtuara me gur dhe kanë trashësi prej 80 cm, përvec murit perëndimor i cili është i ndërtuar me gur në katin e parë muret e jashtme të këtij kati e kanë trashësi prej 25 cm dhe jane të realizuara me konstruksion bondruk. Ndërsa shtëpia mbulohet me çatinë të përpunuar me mjeshtri nga druri i gështenjës dhe që merr vëmendje të vecantë nga dalja jashtë.
Hyrja në shtëpi bëhet nga ana juglindore, nëpërmjet hapësirës së quajtur hajat e cila është kryesore dhe lidhëse me hapësirat tjera. Karakteristikë e kësaj shtëpie poashtu është ndërlidhja e hapësirës së brendshme me ambientin e jashtëm i cili arrihet të realizohet nëpërmjet dritareve të shumta, hajatit dhe çardakut.
Në përdhesë kemi katër hapësira kryesore dhe dhomën e zjarrit. Përdhesa në fillim është përdorur për funksione dytësore çic janë përgaditja e ushqimit, larja e teshave, ruajtja e ushqimit etj. Në hajat vëmendja krysore i takon portës së dhomës së zjarrit, që dallon nga portat tjera për nga dimensionet dhe dekori.
Komunikimi vertikal mes katit përdhesë dhe katit të parë realizohet me anë të shkallëve të jashtme të drurit që janë nën strehën e çatisë dhe lidhin hajatin me çardakun.
Kati i parë përbëhet nga këto hapësira: Divanhane (çardaku), oda e mysafirëve dhe katër hapësira tjera. Divanhane përvec që është hapësira kryesore e komunikimit me hapësirat tjera, gjatë verës shfrytëzohet si ambient i përbashkët i familjes për qëndrim. Dyshemeja e divanhanes është prej drurit të arrës së bardhë. Kurse tavani është i dekoruar me rozetën e punuar me drugdhendje ku paraqiten gjethet e hardhisë, kalaveshi i rrushit, disa zogj dhe lule. Përvec rozetës në divanhane, në dhomat tjera kemi tavane të zbukuruara, musandra, dollape muri dhe oxhaqe dekorative.
Në anën e djathtë të divanhanes gjendet Ak oda (dhoma e bardhë), e cila gjendet përballë dhomës së mysafirëve. Kjo dhomë ka pësuar ndryshime të shumta , pasiqë dekoret me dru janë hequr dhe nuk janë të dokumentuara. Në vend të hamamxhikut është ndërtuar banjo moderne dhe tavani me muret janë suvatuar. Si kjo dhomë, ndryshime të shumta kanë edhe dhomat tjera.
Dhoma e dyte ka pasur paradhomë me dollape në mur, kursë në anën e majtë gjendet dera për te hamamxhiku. Porta është e dekoruar me drugdhendje me elemente florale, tavani është 8-këndshësh dhe në qendër ka rozetën me element florale.
Ndërkohe, dhoma e vendosur në pjesën qendrore në mënyrë paralele me cardakun quhet kahve oxhak që shërbente si kuzhinë dytësore. Kjo dhomë sic janë edhe dhomat tjera ka hapje të shumta që shërbejne për ndricim natyral të ambientit të brendshëm.
Përvec dritareve të vendosura në murin e jashtëm dhe në orientim të divanhanes, kjo dhomë ka akses me shkallët e drurit në pjesën e pasme të shtëpise.
Dhoma e tretë në anën e djathë e ka të vendosur hamamxhikun,porta e dhomës është e dekoruar me drugdhendje ku paraqiten kënde buqeta me lule. Kursë në anën e majtë gjendet një portë e cila krijon lidhje me dhomën e mysafirëve. Tavani është i drurit me 4 trekëndësha në cepa dhe në qendëe gjendet rozeta me dekorim të pasur, ku janë paraqitur kokrrat e rrushit dhe manaferrave.
Në këtë shtëpi më 07.10.1939 është shfaqur për herë të parë në gjuhën shqipe premiera e dramës “Të burgosurit” me regjisor dhe aktor: Hamit Shijaku dhe aktor tjerë: Abdyrahman Tresi, Vehab Kadriu, Kadër Sylejmani, Xheladin Palloshi, Sheref Kazazi, Naxhi Sylejmani dhe Hysni Abdullai.
Shtëpia e Bejlerëve mirëmbahet nga trashëgimtarët, kurse konservimi i catisë, fasadës dhe rozetës tek cardaku (divanhaneja) është bare në vitin 2008 nga Ministria e Kulturës.
Oda e mysafirëve
Oda e mysafirëve përbën njësinë bazë dekorative të shtëpise. Kjo odë për fat të mirë nuk ka pasur shumë ndryshimë dhe është ruajtur gjendja e saj origjinale.
Oda e mysafirëve është e pasur me zbukurime të drurit të plepit në tavan, dritare, dyer, hamaxhik, dyshekllëk, dollape dhe sergjenet e shumta. Kjo odë ka tre dyer, njëra mundëson lidhjen me cardakun, tjetra derë bën lidhjen e odës së mysafirëve me doën e tretë dhe dera tjetër mundëson hyrjen në hamamxhik. Kurse ndricimi i ambientit të brendshëm bëhet nëpërmjet tre dritareve nga ana juglindore dhe dy dritare nga ana jugperëndimore. Kurse në mes të ketyre dy dritareve gjendet oxhaku i cili shërbente për ventilim nga tymi i llambave me vajgur.
Oxhaku ka dekore me allci ku janë paraqitur tre gjethe me një spirale. Ndërsa në murin përballë oxhakut kemi elemente dekorative nga druri të montuara në mur dhe hapësira të vogla (musandra) dhe ndërmjet tyre gjendet oxhaku tjetër i cili shërbente për ngrohjen e dhomës dhe ujit të hamamxhikut. Kurse raftet dhe dollapet e vendosura në këtë mur shërbejne poashtu për të mbuluar hamamxhikun që është në kuadër të dhomës.
Ndërmjet dyshekllëkut dhe oxhakut gjithashtu gjenden musandra dhe raftë pëe vendosjen e gjërave të ndryshme. Në hamamxhik dyshemeja është nga pllaka mermeri kurse në mur është i vendosur kazanit i bakrit që shërben për deponim të ujit, kurse nën hamamxhik gjendet një qyp i madh me vrymë në mes që përcjell ujin nga banjoja.
Në murin veriperëndimor të dhomës gjendet një dollap muri i përpunuar ku mund të vendoset pasqyre ose pikturë dhe dera që mundësor akses për te dhoma e tretë.
Pjesa perimetrale e tavanit ka dekor linear me dru të blirit të ngjyrosur me dy lloj ngjyrash dhe në të katër cepat e tavanit formohen trekëndësha që janë po të profilizuara me motive bimore si dhe gjethe dhe ule të ndryshme, kurse në qendër rreth rozetësh ka fusha romboide. Ndërmjet nivelit perimetral të dekorit dhe atij qendror që është më i thellë kemi nivelin e pazbukurar me dru që është suvatim.