HUTA
Muzeu Virtual i Tetovës
Виртуелен Музеј на Тетово
Organizata jo-qeveritare HUTA Tetovë u themelua në dhjetor të vitit 2020 si një iniciativë qytetare me emrin Muzeu Virtual i Tetovës, për të ndriçuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore e shpirtërore të Tetovës. Kjo nismë lindi si një reagim ndaj neglizhencës së institucioneve shtetërore për të përfshirë historinë shqiptare të Tetovës në muzeumet dhe arkivat lokale, duke synuar të nxjerrim në pah një trashëgimi të pasur që për shumë kohë mbeti në hije.
Në maj të vitit 2022, pas një pune të gjatë e të suksesshme, HUTA u regjistrua zyrtarisht si organizatë jo-qeveritare në Maqedoninë e Veriut. Emri HUTA është frymëzuar nga lloji më i njohur i pushkëve të prodhuara në Tetovë gjatë kohës së Perandorisë Osmane – një simbol i mjeshtërisë dhe historisë sonë të pasur.
Rafiz efendi Hoxha