Organizata joqeveritare HUTA Tetovë u themelua në dhjetor të vitit 2020 si një iniciativë qytetare me emrin Muzeu Virtual i Tetovës, me qëllim ndriçimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të qytetit. Kjo nismë lindi si reagim ndaj neglizhencës së institucioneve shtetërore për të përfshirë historinë shqiptare të Tetovës në Muzeun e krahinës së Tetovës, duke synuar nxjerrjen në pah të një trashëgimie të pasur që për shumë kohë ka mbetur në hije.
Në maj të vitit 2022, pas një pune të gjatë dhe të suksesshme, HUTA u regjistrua zyrtarisht si organizatë joqeveritare në Maqedoninë e Veriut. Emri HUTA është frymëzuar nga lloji më i njohur i pushkëve të prodhuara në Tetovë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane – një simbol i mjeshtërisë dhe historisë së pasur të qytetit.